Escobar në Slloveni: Ballkanasit po ikin nga vendet e tyre për shkak të korrupsionit

Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballën me një ikje masive të popullsisë. Kjo temë u prek edhe në Forumin Strategjik të Bledit me temën: BE dhe Ballkani Perëndimor. Kush është i përgatitur, i cili po mbahet në Slloveni, raporton “Front Online”.

I dërguari special i Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar tha se ballkanasit po ikin për shkak të korrupsionit që sipas tij është prezent në vendet e tyre.

“Është e vërtetë që Bosnja po përballet me emigrimin më të keq të popullsisë sesa çdo shtet. 1 % i popullsisë po ikën cdo vit. Ky është një mësim i mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata nuk po largohen se nuk duan të jetojnë në një shtet multietnik. Ata po largohen për shkak të korrupsionit. Më duhet të them se shumë depertamente po kontribuojnë në korrupsion. Në anën tjetër, kemi disa shembuj të mirë të bashkëpunimit etnik në regjion”, theksoi Escobar para të pranishmëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu