“Është koha e shqiptarit”, avokati i njohur shqiptar me paralajmërim të fuqishëm

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela përmes një shkrimi në Facebook ka paralajmëruar se tani është koha e shqiptarit dhe shteteve shqiptare.

Ai u shpreh se armiqtë shekullorë dhe pushtuesit e tokave shqiptare, sot janë në zi, derisa janë hedhur edhe në sulm.

Gjithashtu, avokati shqiptar tha se shihni sa të vegjël duken serbët që shfryjnë se shqiptarët e çliruan Kosovën shqiptare nga Serbia; grekët që kanë frikë për Çamërinë.

“Por, tani na duhet bashkim sa më i shpejtë në të tri trekëndëshit tanë historiko – etniko – shqiptarë që tani janë futur në gjallërinë patriotike të shqiptarisë:

Tiranë – Prishtinë – Nish; Tiranë – Janinë … ArtPrevezë dhe Tiranë – Tetovë – Shkup.

Këta janë krahët e shqiptarisë që do të rikrijojnë Shqipërinë etnike në një shtet me rreth 80 mijë km katrorë territor shqiptar”, shkroi ndër të tjera Ngjela, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë:

Kjo, është koha e shqiptarit: e Shqipërisë, e Kosovës dhe e Arbërisë moderne.

Askush nuk e ndalon dot.

Armiqtë shekullorë dhe pushtues të tokave shqiptare, sot janë në zi.

Dhe janë hedhur në sulm.

Por janë të liq dhe pa mend. Si nuk e kuptojnë dot që shqiptarët, tani, një popullsi e shpërndarë prej 10 milionë shqiptarësh etnikë, ndihen me një ndikim të thellë historik, sepse askush nuk e ndalon dot binomin e madh historiko patriotik: atdhe dhe gjuhë shqipe – që në thelb është shenja kryesore e madhështisë historike të shqiptarisë.

Shihni sa të vegjël duken serbët që shfryjnë se shqiptarët e çliruan Kosovën shqiptare nga Serbia; grekët që kanë frikë për Çamërinë.

Por, që së lartmi, qëndron patriotizmi shqiptar që ka krijuar sot vlerë të veçantë historike në Uashington, në Berlin, në Londër; në Itali tek arbëreshët e energjisë se pashtershme patriotike; në Egjipt, në Siri, në Stamboll – dhe kudo ku janë gjetkë të dhjet-milionë shqiptarët.

Por, në funksion të trimërisë në luftë, shqiptarët janë trefishi i tyre etnik, se këtë kanë thënë analistët e ditur të mesjetës, kur vërejtën me frikë dhe shkruan: kujdes me numrin e ushtarëve përballë forcës shqiptare, sepse ata në luftë janë tre shqiptarë trima në një luftëtar shqiptar.

Dha ja, këtë thotë edhe historia e shkruar që nga Gjergj Kastrioti e deri në kohën tonë – shikoni luftrat dhe betejat në 5 shekujt e fundit, që të bindeni.

Por, e njëjta gjë ka qenë me shqiptarët edhe në luftërat tona kundër Perandorisë Osmane.

Në shekuj po njëlloj.

Por, tani na duhet bashkim sa më i shpejtë në të tri trekëndëshit tanë historiko – etniko – shqiptarë që tani janë futur në gjallërinë patriotike të shqiptarisë:

Tiranë – Prishtinë – Nish;

Tiranë – Janinë … ArtPrevezë;

dhe

Tiranë – Tetovë – Shkup.

Këta janë krahët e shqiptarisë që do të rikrijojnë Shqipërinë etnike në një shtet me rreth 80 mijë km katrorë territor shqiptar.

Ja, kjo është e ardhmja jonë e afërt, me aleancën tonë Atlantike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu