“Është njeriu më i veçantë që kam njohur”, Rezarta Shkurta tregon cila është gjëja që e bën që ta dojë Ermal Hoxhën si ditën e parë

Edhe pse historia e tyre e dashurisë është një ndër më të komentuarat në vend, nuk kishte si të ndodhte ndryshe duke patur parasysh se ajo vjen nga bota e showbiz-it, kurse ai është nipi i diktatorit famëkeq Enver Hoxha, duket se njerëzit nuk ngopen për të ditur rreth marrëdhënies së Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës. Të dy janë njohur falë një përplasjeje me makinë dhe Ermali, si gjirokastrit që është, në vend që të paguante dëmin e makinës e mori për grua.

Por cila është ajo gjë që i tërhoqi vëmendjen Rezartës, ajo gjë që e çmend dhe e dashuron edhe sot njësoj si ditën e parë? “Edukata që ka. Është aq i sjellshëm me të gjithë sa është e pamundur të mërzitesh me të. Është njeriu më i veçantë që kam njohur. Më bën vazhdimisht ta dua si ditën e parë”, ka shkruar Rezarta. Ndërsa për gjëra që nuk i pëlqen tek ai, nuk ka një përgjigje, pasi Ermali qenka bashkëshorti perfekt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu