A është noti sporti më i mirë për trupin?!

Nëse do të mendonit për pak sport dhe fitnes në ditët e nxehta të stinës së verës zgjidhja është e garantuar. Sporti më i mirë do të ishte pa diskutim noti.

Përveçse përbën një sport të sigurt në forcimin e zemrës, muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit, të notuarit është një tjetër alternativë në rritjen e cilësisë së jetës.

Forcon zemrën: Të notuarit është një ndër aktivitetet që ndihmon dhe forcon zemrën, pasi përbën një ndër sportet më të pasura me lëvizje dhe teknikë.

Balancon peshën: Të notuarit është vërtet i rëndësishëm, sidomos në ndërtimin e muskujve, si dhe forcimin e tyre. Madje noti ndihmon në zgjatjen e trupit, sidomos midis moshës 14-18 vjeç.

Rrit fleksibilitetin: Të ushtruarit e notit, qoftë edhe në një pishinë të ngrohtë, bën të mundur tendosjen e muskujve, duke rritur fleksibilitetin dhe zgjatjen e muskujve të ndryshëm në trup.

Më shumë aventurë: Nëse të gjithë e presim verën me shumë dëshirë një ndër arsyet është pikërisht të notuarit. Sigurisht që noti konsiderohet një ndër sportet më me aventurë. Nëse nuk do të mundnit të kalonit ca ditë pushimesh në qytetin bregdetar më të afërt do të sugjerohej edhe të notuarit në pishinat më të afërta të qytetit.

Ndihmon në humbje peshe: “Njerëzit të cilët notojnë aq shumë sa ndiejnë lodhje aq sa duket se u ‘mbaron’ fryma, në fakt kanë humbur kalori dhe peshë njëkohësisht”, thotë Jane Moore, fizikant dhe notarë aktiv nga Tacoma, Washington.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu