Edicioni i parë i “Big Brother VIP Kosova”, u komentua shumë për personazhet interesante që pati.
Tashmë kur kanë kaluar disa muaj, po vjen edhe edicioni i dytë, shkruan lajmi.net.
Informacione ka ndarë Liberta Spahiu përmes ‘Instagramit’ të saj.
Moderatorja ka zbuluar se Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi do të jenë sërish prezantues të spektaklit.
“Sigurisht që po”, ka thënë Liberta tek pyetjet e ndjekësve të saj, ku është përgjigjur me zë, teksa ka etiketuar edhe dyshen.