Në Shkup, në rr. “Kozle” në orën 00:30 është vjedhur pompa e benzinës së “Makpetrol”-it.
Siç kumtoi sot MPB, një kryes i panjohur, i maskuar, duke kërcënuar me pistoletë ka kryer vjedhje ndaj të punësuarit në pompën e benzinës.
Kryesi ka marrë 4.000 denarë, pas çka ka ikur nga vendi i ngjarjes. po ndërmerren masa për gjetjen e kryesit dhe për ndriçimin e plotë të rastit.