Eurodeputeti, Mandl: Nuk është Kosova që bllokon Serbinë, është gjithmonë Serbia që bllokon Kosovën, qartazi ka një ideologji urrejtjeje ndaj Kosovës

Eurodeputeti Lukas Mandl ka thënë se nuk është Kosova ajo që po e bllokon Serbinë, por është e kundërta, Serbia gjithmonë e bllokon Kosovën, duke shtuar se ka një ideologji shume negative ndaj Kosovës.

“Nuk është Kosova që bllokon Serbinë, është gjithmonë Serbia që bllokon Kosovën, madje edhe më e keqja, është qartazi një atmosferë urrejtjeje, një ideologji shumë negative ndaj Kosovës nga ky fqinj verior”, ka thënë Mandl për “The Geopost”.

Mandl tha se në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë që ka njohjen reciproke, atëherë do t’i kontribuonte paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Shpresoj se do të jetë së shpejti dhe marrëveshja përfundimtare mund të jetë përfundimtare vetëm nëse ka të bëjë me njohjen reciproke në çdo aspekt dhe një kontakt të mirë të bashkëpunimit midis vendeve që janë edhe vende fqinje, kështu që kjo është objektivi dhe çdo gjë tjetër do të ishte shumë pak për t’i shërbyer të ardhmes së mirë në paqe dhe prosperitet dhe liri për të gjithë”, thekson ai.

Gjithashtu, Mandl ka theksuar se Evropa ka nevojë për ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi është duke ndodhur një luftë në Evropë.

Duhet të jemi të qartë për faktin se edhe në këtë gjendje agresioni nga jashtë në tokën evropiane, ne nuk jemi në gjendje të ndihmojmë plotësisht veten në Evropë, ne përsëri kemi nevojë për ndihmën e SHBA-së dhe dua të jem i sinqertë për këtë dhe të jem gjithmonë i qartë dhe transparent për këtë, por gjithsesi, Bashkimi Evropian po bën më shumë se kurrë më parë”, tha Mandl.

Mandl duke folur për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, thekson se Evropa po bën më shumë se kurrë më parë karshi kësaj situate.

“Evropa po bën më shumë se kurrë më parë në një situatë të tillë, nga ana tjetër nuk ka pasur një situatë të tillë që nga viti 1945, ka pasur luftërat ballkanike, ka pasur edhe sulmin kundër Kosovës, agresionin ndaj Kosovës dhe atë kohë Evropa nuk ishte në gjendje të zgjidhte vetë çështjet në tokën evropiane, ajo kishte nevojë për ndihmë nga jashtë dhe ne mund të jemi të qartë për këtë, ajo kishte nevojë për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thekson Mandl.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu