Presidentja e Komisionit Evropian, Usrula von der Leyen do të udhëtojë në Baku, ku do të përpiqet të sigurojë një import të konsiderueshëm të gazit natyror nga Azerbajxhani, ndërkohë që Bashkimi Europian kërkon të ulë varësinë e tij nga gazi rus.
Duke qenë se Rusia po përdor furnizimet e saj energjetike si armë për të shantazhuar shtetet europiane, diversifikimi i importeve tona të energjisë është një prioritet për Bashkimin Evropian, thonë nga Komisioni Evropian.
Kryetarja e Komisionit Europian do të diskutojë importet e gazit në Azerbajxhan.
“Duke pasur parasysh se Rusia po përdor rezervat e saj energjetike si armë, diversifikimi i importeve tona të energjisë është një prioritet për BE-në. Presidentja Von der Leyen dhe komisionerja Europiane e Energjisë, Kadri Simson, do të jenë sot në Azerbajxhan për të forcuar më tej bashkëpunimin”, njoftoi KE në Twitter, shkruan AJB.
Sipas një draft dokumenti të datës 14 korrik, Komisioni Europian u propozoi vendeve të BE’së një marrëveshje me Azerbajxhanin për të rritur importet e gazit natyror dhe për të zgjeruar tubacionet e gazit për ta arritur këtë.










