Europianët në favor të Biden, 52% e amerikanëve kanë votuar, Europa pret përgjigjen

Vetëm pak ditë i ndajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga përzgjedhja e presidentit që do të marrë postin për katër vitet e ardhshme. Gati 9 milionë e qytetarëve amerikanë në shtetin e Teksas, kanë votuar.

Ndërkohë, shtetet europiane duken se mezi po presin përgjigjen, si dhe ka disa qytetarë që kanë shprehur mendimet dhe preferencat e tyre. Këndvështrimet europiane variojnë në bazë të marrëdhënieve aktuale mes vendeve. Gjithashtu, fitorja presidenciale mendohet se do të përcaktojë edhe marrëdhëniet që priten të krijohen në të ardhmen me qeveritë europiane.

Unë kam shpresa se Joe Biden do të fitojë, megjithëse kam një ndjesi se Trump do të ndërhyjë. Mendoj se Biden do të jetë më i përshtatshëm në mbështetjen e ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar”, – thotë Mily Bacon, mësues.

Mbretëria e Bashkuar, pas daljes nga Bashkimi Europian, pret që të hapet rruga e nënshkrimit të një marrëveshjeje tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një marrëdhënie e tillë do të ndikohet në varësi se kush do të zërë postin e presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Sipas disa këndvështrimeve të qytetarëve nga vende të ndryshme të Europës, duket se Biden është kandidati më i preferuar.

Biden është shumë agresiv për sa i përket politikave të jashtme me Rusinë. Megjithatë, ai e kupton mire se demokracia që kanë Shtetet e Bashkuara momentalisht, nuk po e çon vendin gjëkundi. Ne i shohim trazirat, përfshirë edhe protestat kundër policisë”, – shprehet Denis Kuzichev, qytetar në Moskë.

Nga ana tjetër, ka edhe persona që shprehen se do të zgjidhnin më mirë Donald Trump, sepse është një kandidat më i kulturuar dhe më i përshtatshëm se kundërshtari i tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu