Eurostat: Në Maqedoni 72 % e qytetarëve informohen nga mediat online

Sipas të dhënave të Eurostat-it, 72 për qind e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut nga mosha 16 deri në 74 vjeç informohen nga mediat online.

Këto të dhëna kanë të bëjnë me vitin e kaluar 2021 dhe kjo është një përqindje identike me mesataren e vendeve anëtare të BE-së, përcjell INA.

Sipas hulumtimit, përdoruesit më të mëdhenj të mediave online në Evropë janë qytetarët e Finlandës – 93 për qind, të ndjekur nga Lituania dhe Republika Çeke me 92 për qind. Përkundrejt kësaj, përqindja më e ulët e qytetarëve informohen online në Rumani – 59 për qind, Gjermani – 62 për qind dhe Francë – 63 për qind.

Ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE nga rajoni, Shqipëria ka numrin më të vogël të përdoruesve të internetit për leximin e lajmeve në portale dhe versione elektronike të gazetave – 58 për qind, ndërsa Mali i Zi kryeson me 80 për qind të qytetarëve që lexojnë lajme online. Statistikat e Eurostat nuk kanë përfshirë Kosovën./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu