Express: Pasaniku Lazim Destani i afërt me BDI-në, a po i afrohet opozitës shqiptare?!

Portali maqedonas Express.mk përmes një shkrimi ka ironizuar me biznesmenin dhe pronarin e kompanisë Ecolog, Lazim Destani duke shkruar se tanimë si njeri i afërt me BDI apo heq dorë nga lidhjet e tij me Ali Ahmetin dhe LSDM-në pasi po bëhet gjithnjë e më e qartë se nuk kanë mundësi të mbeten në pushtet?!

Sipas këtij portali, kjo dilemë lindi pasi u shfaq në publik një foto nga takimi i tij miqësor me liderët e opozitës shqiptare Arben Taravari, Bilal Kasami, Izet Majiti dhe Afrim Gashi?

“Destani më herët ka qenë i afërt me Zoran Zaev dhe BDI-në, me ministrat e të cilëve kompanitë e tij kanë filluar investime të cilat nuk kanë ndodhur kurrë, siç është fabrika e automjeteve elektrike në Tetovë që nominalisht ka marrë ndihmë shtetërore mbi 40 milionë euro, por nuk ka funksionuar kurrë. Destani përmes kompanisë kanadeze dhe ministrave nga BDI në qeveri është pjesë e projektit të minierës së Ilovicës, për të cilën ka rezistencë të madhe në opinion për arsye mjedisore. A e sheh Destani se BDI është në rrugë të mirë për t’u larguar nga pushteti dhe po i afrohet opozitës shqiptare, e cila ka shanse të mëdha të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të VMRO-DPMNE-së, tani për tani ka vetëm një skenarë“, shkruan portali Express.mk .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu