Edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka votuar PËR rendin e ditës në seancën ku ishte ligji për “branitellat”. Siç e konfirmon procesverbali nga Kuvendi, kreu i BDI-së e mbështeti rendin e ditës ku gjendej edhe Ligji për Branitellat më 28.02.2024.
Në këtë seancë u shkarkuan ministrat e ASH-së së Taravarit dhe u emëruan ministrat e ASH-së së Selës, por pjesë e seancës së njejtë ishte edhe Ligji për Branitellat.
Rendi i ditës në tërësi u përkrah nga deputetët e BDI-së dhe ASH-së.