“Falë Dibrës, Strugës dhe Veleshtës u rimëkëmba ekonomikisht”: Afrim Muçiqi rrëfen periudhën më të vështirë pas luftës

Këngëtari i njohur Afrim Muçiqi ka rrëfyer ekskluzivisht për Prizma në Alsat një nga periudhat më sfiduese të jetës dhe karrierës së tij, duke zbuluar se mbështetja nga qytetarët e Dibrës, Strugës dhe fshatit Veleshtë ishte vendimtare për rimëkëmbjen e tij ekonomike pas luftës.

Muçiqi tha se pas përfundimit të luftës u përball me vështirësi të mëdha financiare, por koncertet dhe dashuria e publikut në Dibër, Strugë dhe Veleshtë i dhanë mundësinë të rikthehej gradualisht në skenë dhe të stabilizonte jetën ekonomike.

“Falë Dibrës, Strugës dhe Veleshtës jam rimëkëmb ekonomikisht”, u shpreh ai gjatë intervistës, duke theksuar se nuk do ta harrojë asnjëherë mbështetjen e njerëzve në ato treva në kohën kur kishte më shumë nevojë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu