Falsifikatori i diplomave që punoi 10 vjet si polic në Kumanovë

SPB e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër B. R (39) nga Kumanova, inspektor i ri për krime të përgjithshme në MPB, transmeton Telegraf.
Ai dyshohet se ka falsifikuar dokumentacion dhe të njëjtën e ka shfrytëzuar për çështje punësimi. Falsifikimi është kryer në vitin 2002, kur i dyshuari ka arritur që të sigurojë katër dëftesa të shkollës së mesme për komunikacion rrugor, si edhe një diplomë për kryerjen e provimit të teknikut të komunikacionit.

Me këto dokumente të falsifikuara, inspektori i ri ka arritur që të sigurojë edhe diplomë universitare nga Universiteti i Tetovës. Nga viti 2005 e deri në vitin 2014 është punësaur si polic në Kumanovë, kurse pas vitit 2014 është ngritur në detyrë, për t’u zbuluar se dokumentacioni i përdorur ka qenë i falsifikuar.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu