I faluri nga Ivanov dhe i dyshuari në rastin “Fortesa”, do të luftojë kundër krimit në rajon

Shefi i Kabinetit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, është emëruar drejtor i Qendrës Juglindore për zbatimin e ligjit (SELEC), trup ndërkombëtarë për luftë ndaj krimit, duke përfshirë edhe krimin e organizuar në Evropën Juglindore, njofton Portalb.

Emri i Jakimovskit u gjet edhe në mesin e 56 personave të falur nga abolimi presidenti Gjorge Ivanov, që më pas i njëjti e tërhoqi.

Sipas biografisë së Jakimovskit, e cila është në ueb-faqen e rrjetit ndërkombëtar, ai prej vitit 2014 deri në vitin 2016 ka punuar si koordinator nacional për luftën kundër terrorizmit, vitin e kaluar ka qenë ndihmës drejtor për koordinim në MPB dhe DSK, përderisa nga viti 2016 deri në vitin 2015 është udhëheqës i Sektorit për Koordinim në MPB dhe DSK.

Toni Jakimovski
Në rrjetin SELEC, marrin pjesë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Greqia, Hungaria, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia. Ky trup koordinon operacione regjionale dhe i përkrahë hetimet për parandalimin e krimit.

Selia e rrjetit ndërkombëtar për luftë kundër krimit të organizuar është në Bukuresht të Rumanisë, që sipas të gjitha gjasave drejtori gjeneral i ri duhet të zhvendoset atje.

Në pozicionin e ri, të publikuar në uebin e SELEC, Jakimovski është zgjedhur më 30 qershor në Bukuresht, në takimin në të cilin është fokusuar në zgjedhjen e drejtorit të ri gjeneral.

Për pozicionin e hapur kanë aplikuar Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia.

“Procesi i votimit ka mbaruar me sukses, kandidati nga Maqedonia, Toni Jakimovski është zgjedhur drejtor i ri gjeneral i SELEC, që më pas Jakimovski do ta merr pozitën deri në kalimin e mandatit të drejtorit të tanishëm, Guruz Bahadir”, thuhet në kumtesën e organizatës, transmeton Portalb.

NOVA TV, ka dërguar pyetje deri në MPB, në lidhje me atë se me propozimin e kujt, Jakimovski është emëruar në këtë pozicion, si dhe a është pjesë e DSK-së për momentin ose do të tërhiqet prej funksionit pasi që të transferohet në punën e re, megjithatë nga MPB nuk është dhënë asnjëfarë sqarimi.

Nga Prokuroria Speciale, thonë se, duke e pasur parasysh vendimin e fundit të Këshillit Penal, ta refuzojë ankesën e tyre për tre personat e rastit “Fortesa”, tanimë të dyshuarit mund ta lëshojnë shtetin, sepse pasaportat e tyre nuk u janë marrë, as nuk u është shqiptuar ndonjë masë tjetër e kujdesit.

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, dje konfirmoi vendimin e gjykatëses në procedurë paraprake se tre të dyshuarve në rastin “Fortesa” nuk u janë shqiptuar masa kujdesi.

Pesë të dyshuarit në rastin “Fortesa”, në mesin e të cilëve është edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ngarkohen se gjatë vitit të kaluar e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, dhe i kanë shkatërruar dy sistemet me të cilat është kryer përgjimi i paligjshëm, dhe njëkohësisht buxhetit të shtetit i kanë bërë dëm për 10 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu