Familja nuk i blinte kompjuter se nuk kishte para, i riu krijon programin më të kërkuar në botë

Bota duket se ka gjetur “Mark Zuckerbergun” e saj te ri, një djalosh të varfër nga Italia që ka krijuar një aplikacion gjenial, të lakmuar edhe nga vetë “Google”.

Xhuzepe Trisolini jetonte me të ëmën në një shtëpi me qera dhe ka pasur një fëmijëri shumë të vështirë. Djaloshi nga Bari i lutej cdo ditë të atit për t’i blerë një kompjuter.

Por ai nuk ia bleu kurrë, për shkak se mundësitë ekonomike ishte të pakta.

Xhupeze u detyrua t’i dilte për zot vetes dhe të krijonte nga shtëpia aplikacionin gjenial që ofron udhëtime virtuale nëpër biznese, në mënyrë që t’i promovojë ato.

Ai quhet ‘Tourmake’ dhe ka implementur edhe ‘Google Maps’.

Djali i vogël e krijoi prograamn me komshiun e tij dhe filluan punën duke promovuar bizneset e lagjes, derisa një ditë i vjen një ftesë nga Google.

Xhuzepe u takua me përfaqësuesit e “Goggle” në Londër dhe u bë partner me kompaninë gjigante. Vlera e projektit të tij arriti deri në 32 milionë euro.

Por prisni sepse ka akoma, tashmë ky aplikacion po përdoret edhe në vendin tonë, për të promovuar bizneset dhe mbi të bukuritë marramendëse të Shqipërisë sonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu