Familjarët e “Grupit të Kumanovës”: Gjykata e Apelit të vendos drejtë, djemtë tanë s’kanë faj (VIDEO)

Familjarët e pjestarëve të “Grupit të Kumanovës” kërkojnë nga Gjykata e Apelit të vendos drejtësi për të afërmit e tyre, për të cilët Gjykata Penale në vitin 2017 shqiptoi dënime drakonike. Gazeta Lajm intervistoi disa familjarë që prisnin të fillonte seanca e Gjykatës së Apelit. Ata janë të bindur se djemtë e tyre janë të pafajshëm dhe se fajtorë për kurdisjen e këtij rasti janë drejtuesit e Qeverisë së kaluar.

Gjykata e Apelit në Shkup sot do të shqyrtojë ankesat e 33 të dënuarve të Grupit të Kumanovës lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, shkruan gazeta Lajm. Shtatë prej grupit morën dënime të përjetshme, 13 të dënuar me nga 40 vjet burg, 6 veta me dënime 20 vjet, një i dënuar me 18 vjet, dy me nga 14 vjet, dy të tjerë 13 vjet dhe dy të fundit me nga 12 vjet.

Katër prej të akuzuarve janë lënë të lirë. Prokuroria atëkohë kërkoi burgim të përjetshëm për gjithë grupin.

Në videon më poshtë sjellim prononcimet e familjarëve të pjestarëve të “Grupitë të Kumanovës” dhe atmosferën para kompleksit të Gjykatave në Shkup.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu