Fatih Terim nuk heq dorë, e do ende Xherdan Shaqirin te Galatasaray

Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim refuzon të heqë dorë nga shpresat për ta transferuar yllin shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqirin.

Shaqiri nuk po luan mjaftueshëm te Liverpooli dhe një largim i tij përfolet tash e disa afate kalimtar.

Klubi i madh turk, Galatasaray është njëri nga klubet që është lidhur më shumë me transferimin e shqiptarit.

Trajneri Terim është një tifoz i madh i djaloshit nga Gjilani dhe ka shtyrë drejtuesit e Galatasarayt për të sjellë sulmuesin në Stamboll tash e 1 vit.

Sipas mediumit turk Fotomac, Galatasaray dhe Terim do të provojnë përsëri për Shaqirin në afatin e janarit. Ndërsa është i lidhur me Reds deri në vitin 2023, pretendohet se Shaqiri do të ishte i hapur për të lëvizur në Galatasaray në fund të vitit.

Ish- ylli i Bayern Munichut dhe Interit ka luajtur vetëm pesë herë për Liverpoolin këtë sezon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu