Fatime Fetai: Do e paguaj me kënaqësi gjobën prej 2 000 Euro (VIDEO)

Prokuroja e Prokurorisë Speciale, Fatime Fetai, gjatë daljes nga seanca gjyqësore ku i akuzuar ka qenë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ka thënë se do e paguajë me kënaqësi gjobën prej 2000 eurosh, të shqiptuar nga gjykatësja Tatjana Mihajllova.

Gjykatësja Mihajllova shqiptoi dënimin me nga 1.000 euro prokurores speciale Katica Janeva Fatime Fetait për shkak, siç ka thënë gjykatësja “ofendimeve dhe mosrespektin ndaj saj”.

Kutjojmë se gjatë seancës së sotme, prokuroret kanë akuzuar gjykatësen se ka bërë falsifikat të procesverbalit nga seanca e kaluar për gjykimin për protestat e dhunshme para komunës Qendër. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu