Fatkeqësi e tmerrshme në Kinë: Ura shembet për pak sekonda, veturat bien në ujë (VIDEO)

Dy njerëz konsiderohen të zhdukur pasi një urë në jug të Kinës u shemb për pak sekonda duke bërë që automjetet të përfundojnë në ujë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.

Policia në qytetin e Hejuan njoftoi se një pjesë e urës u rrëzua në orët e para të mëngjesit Shërbimet e sigurimit shpëtuan një burrë 44-vjeçar, ndërkaq dy të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë ilustrojnë më së miri se sa shpejt ndodhi gjithçka. Nuk kishte asnjë indikacion se do të vijë deri te ky kolapsi. Ura ndodhet në lumin Dongjiang në krahinën e Guangdong.

Një hetim për shkakun e aksidentit është nisur. Pjesa jugore e Kinës u prek nga shirat e dendur, ku të paktën 61 njerëz mbetën të vdekur, por nuk dihet ende se a ishte ky shkaku për një fatkeqësi të tillë. /Reporteri

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu