Aktori shqiptar nga Kosova, Fatmir Spahiu ka reaguar ndaj marrëveshjes për hapje të konsullatës së Serbisë në Shkodër, duke e kritikuar këtë vendim si një dështim të diplomacisë shqiptare. Në një reagim publik, Spahiu thotë se hapja e një konsullate të Shqipërisë në Bujanoc, nuk mund të barazohet me hapjen e konsullatës serbe, për shkak të dallimeve historike, gjeografike dhe etnike.
“Pas Ballkanit te Hapur, kjo me konsullaten ne Shkoder eshte deshtimi me i madh i diplomacise se Shqiperise. Se per pak kesh tu thane diplomacise shqiptare, se keto veprime vec shqiptare nuk jane! Nuk eshte hapja e konsullates ne Shkoder ekuivalente me hapjen e tones ne Bujanoc. Eshte nje mutacion ideshe dhe ngaterrim historie qe une nuk po ia gjej shpjegimin kurqysh hic. Bujanoci dhe Lugina, ne pergjithesi, jane nje vazhdimesi e nje trungu te njejt gjeografik, historik, etnik etj. Shqiptaret ne Bujanoc nuk kane asnje komb ne mes qe i ndan. Lidhen me shqiptaret sepse jane shqiptare. Jane fshatra te ndame ne gjysem. Do jane met ne Kamenice, do ne Bujanoc! A Shkodra dhe Serbia e kane Kosoven ne mes. 2M shqiptare ne mes! 2M vujtje, histori, trishtim! Hapja e konsullates ne Shkoder eshte sikur ne me hape ne Subotice. Qellimi eshte me hile! Pse ne Shkoder? Ja, ja… oooo s’bon! Huqje, huqje, huqje! Qu ooooo Çerqiz e kqyre cka po na bojne Sdi sdi!”, ka shkruar Spahiu.








