Faton Fazliu në ‘Studio e hapur’: Emri i ri i partisë është alternativë për idenë e Besës

Procesi juridik për pronësinë e Lëvizjes BESA ende nuk ka marrë fund dhe vazhdon, tha Faton Fazliu nga partia Alternativa, i cili tregoi arsyet se pse partia që ata themeluan, Lëvizja BESA, ndërroi emrin në Alternativa.

“Anëtarësia, kryesia, Kuvendi qendror si organ më i lartë i Lëvizjes BESA pas zvarritjeve disa mujore të procesit gjyqësor, erdhi në konstatim se ne kemi shumë detyrime politike dhe organizative për subjektin tonë të cilat ne duhet t’i realizojmë duke qenë subjekt në vete, legjitim dhe legal. Duke e parë se ky proces gjyqësor do të zgjasë edhe një periudhë të caktuar, ne vendosëm që të dalim dhe subjektin tonë ta legalizojmë me një emër të ri, e cila do të jetë një alternativë, dhe prandaj edhe e zgjodhëm emrin Alternativa”, deklaroi Fazliu.

Sipas tij, emri i ri është alternativë për idenë e Besës dhe ruajtje e ideologjisë. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu