Sa herë që ai rikthehet në vëmendjen e mediave, e bën gjithnjë duke treguar jetën e luksit që e ka karakterizuar gjithomonë, veçanërisht kur bie fjala për automjetet me të cilat lëviz.
Bëhet fjalë për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e PS, Fatos Nano, që ka përfunduar në vëmendjen e mediave, për automjetin e ri që ka blerë.
Bëhet fjalë për një makinë luksoze, Masserati Levante, një model i veçantë pasi del për herë të parë në modelin fuoristradë. Por kjo nuk është e gjitha, pasi për Nanon, nëse automjeti nuk përmban targën e tij të preferuar numrat “007”, atëherë ajo nuk është e kompletuar.
Ish-kryeministri njihet për “fiksimin” e tij me numrin e spiunit britanik James Bond, as sa edhe kur ishte Kryeministër theu protokollin duke urdhëruar që targa e makinës qeveritare të merrte targën me numrat “007”. Madje edhe numri i tij celularit mbaron me “007”.












