Fatos Nano shtrohet në spital, çfarë ndodhi?

Ish-kryeministri Fatos Nano është shtruar sërish në spital.

Por kësaj here bëhet fjalë për diçka më të lehtë.

Lideri historik i Partisë Socialiste është shtuar në një spital privat në Tiranë, pasi ka pësuar një thyerje në këmbë. Lajmin e kanë bërë me dije burimet pranë familjes së tij.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital, pasi thuajse një vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkri.

Gjendja e tij asokohe ishte e rëndë, por me kujdesin e mjekëve, e kaloi periudhën e vështirë.

Por mesa duket, një incident i ka ndodhur, duke e kthyer sërish në dyert e spitalit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu