“Faza tjetër ka filluar”, thotë ministri izraelit, pasi vëmendja mund të kthehet në jug të Gazës

Banorët në Gazën jugore kishin pohuar në orët e para të së enjtes se forcat izraelite hodhën fletëpalosje në zona të caktuara, duke i paralajmëruar ata të largoheshin.

Dhe fletëpalosjet erdhën pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se operacioni tokësor përfundimisht do të “përfshijë veriun dhe jugun”, shkruajnë mediat e huaja.

Në një tregues të mëtejshëm, Izraeli mund të fillojë të përqendrojë sulmet në pjesët jugore të territorit – ku banorëve të Gazës u ishte thënë të iknin gjatë javëve të fundit – me Gallant që tha sonte “faza tjetër ka filluar”.

Ai pretendon se forcat izraelite kanë “pastruar” të gjithë pjesën perëndimore të qytetit të Gazës – që shihet si bastion i Hamasit – ndërsa shefi i shtabit të ushtrisë thotë se ata janë afër shkatërrimit të sistemit ushtarak të Hamasit në veri.

“Ne do ta përfundojmë atë”, kishte thënë gjeneral-lejtnant Herzi Halevi.

Ndryshe, Izraeli ka sulmuar Gazën e drejtuar nga Hamasi nga ajri dhe nga toka që kur militantët vranë 1200 civilë – sipas Izraelit – dhe morën 240 pengje.

Hamasi thotë se më shumë se 11,000 palestinezë janë vrarë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu