Fazliu: Maqedonia këto 25 vite ka qenë shtet asimetrik, me ardhjen e BESËS në pushtet do jetë shtet simetrik

Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu për Zhurnal me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë thotë se Maqedonia në këtë çerekshekull të kaluar ka qenë një shtetë asimetrik me shoqëri multientike duke mos pasur koncensus interetnik dhe intraetnik për rregullimin shtetor dhe kjo është një ndër shkaqet pse Maqedonia ngecë në rrugën për integrimin në stukturat euroatlantike.

Sipas tij shteti i Maqedonisë në vitin 1991 e shpalli pavarësinë pa pëlqimin e shqiptarëve  dhe kjo vazhdoi të krijon një klimë paknaqësie tek shqiptarët aqë sa erdhi edhe te konflikti i vitit 2001.

Fazliu konsideron se edhe pse erdhi tek Marrëveshja e Ohrit e cila në atë kohë ishte e patjetërsueshme për rikthimin e paqës, por  kjo marrëveshje siç thot ai u arrit në kushte lufte dhe prap shqiptarët u lanë si qytetarë të rendit të dytë të këti shteti.

“Në kohën kur mund të bëhet një prerje – meqë është bërë një çerekshekulli pavarësi – Lëvizja BESA rikujton se Maqedonia është në vetvete shtet asimetrik: shteti është monoetnik, ndërsa shoqëria multietnike. Po ashtu këtu vazhdon të mos ketë konsensus interetnik dhe intraetnik për rregullimin shtetëror, i cili – pos tjerash – e pengon edhe integrimin e vendit në NATO dhe BE. Pasi që në vitin 1991 shqiptarët e bojkotuan referendumin e mbajtur për pavarësinë e Maqedonisë, shteti e shpalli pavarësinë pa e marrë parasysh vullnetin e shqiptarëve, ndërsa kjo në vazhdimësi krijoi klimë pakënaqësie për shqiptaret, derisa gjithë kjo kulmoi me konfliktin e vitit 2001. Edhe pse pas konfliktit të vitit 2001 u arrit Marrëveshja e Ohrit, e cila për atë periudhë ishte e domosdoshme për kthimin e paqes, për ne ajo mbetet një marrëveshje që u arrit në kushte lufte dhe ky fakt nuk i dha udhë pranimit të saj nga të gjitha palët njësoj. Për fat të keq, edhe Marrëveshja e Ohrit i la shqiptaret qytetarë të rëndit të dytë të këtij shteti, më saktë preambula e përkufizon se shteti i përket kombit maqedonas, ndërsa shqiptarët në të janë “pjesë e kombit shqiptar në Maqedoni”. Ne konsiderojmë se, si pasojë e kësaj asimetrie dhe mungese të kohezionit, në Maqedoni çdo 10 vite kemi kriza të thella politike, të cilat në vazhdimësi lënë pas probleme të thella socio-ekonomike”, ka deklaruar Fazliu duke shtuar se Lëvizja BESA ka ndërmarrë hapa të rëndësishme rrethë kësaj çështje me përbilimin e platformës “RIDEFINIMI”, e cila synon që në kushte të paqës të arrihet një marrëveshje dhe kohezion mes dy komuniteteve më të mëdha në vend për një shtet mbi parime të barazisë dhe demokracisë.

Prandaj, që kriza të këtilla ose të ngjashme të mos ndodhin edhe në të ardhmen, Fazliu kujton që Lëvizja BESA në mars të vitit të kaluar shpalosi platformën për dalje nga kriza “RIDEFINIMI”, e cila synon që, në kushte të paqes, me dakordim të shqiptarëve dhe maqedonasve, si komunitetet më të mëdha në vend, që janë edhe dy shtyllat kryesore të këtij shteti, të arrihet një marrëveshje për një shtet mbi parime të vërteta të barazisë, drejtësisë dhe demokracisë.

Ai thotë meqë Maqedonia duke qenë shtet asimetrik monoetnik, pozitat e kyçe të shtetit ende i udhëheqin vetëm pala maqedonase, por siç shprehet Fazliu e gjithë tendenca e platformës të lëvizjes BESA është që të prodhohet një shtet simetrik ku një ndër pozitat kyçe të shtetit do të bëhet realitet që të udhëhiqet nga shqiptar.

“Gjithë kjo me synimin që të prodhohet një shtet simetrik e funksional. Ashtu siç kemi deklaruar shumë herë, për t’i marrë këmbët e veta, ky shtet e ka të patjetërsueshme që të bëjë regjistrimin e popullsisë dhe në mënyrë të qartë dhe pa shtrembërime t’i tregojë numrat e saktë të popullsisë në vend, sepse vetëm kështu nuk do të anashkalohen shqiptarët nëpër pozitat kyçe të shtetit. Për fat të keq, duke qenë shtet asimetrik monoetnik, pozitat kyçe të shtetit akoma, fatkeqësisht, udhëhiqen nga etnia maqedonase, ndërsa partia shqiptare në pushtet duke mos pasur kujdes për këto tema, është vetëpërjashtuar nga ky lloj i përfaqësimit. Sidoqoftë, ne jemi fort të bindur se pas 11 dhjetorit gjithë kjo do të jetë një e kaluar e zezë në historisë shqiptarë të Maqedonisë. Meqë ne vijmë në skenë pas asnjë bagazh dhe pa asnjë njollë ku mund të na zhvatin, ne nuk do të pranojmë të hyjmë në qeverisje pa i precizuar këto gjëra dhe pa u marrë vesh për mënyrën e qeverisjes. Kjo edhe është arsyeja që partitë maqedonase e mbrojnë dhe e ruajnë BDI-në gati si vepër të tyre artistike, sepse e dinë se nuk gjejnë më shqiptarë më të nënshtruar se ata. Me ardhjen e Lëvizjes BESA në qeverisje të vendit, jo vetëm që pozitat kyçe të shtetit do të bëhen realitet, por ne do t’i hapim të gjitha këto tema dhe pa drojë do të flasim se, nëse maqedonasit duan shtet të përbashkët me ne – siç duam ne, këtë duhet ta dëshmojnë në vepër”, ka deklaruar për Zhurnal, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu