Fejzi Hajdari godet deputetët e përgjumur të BDI-së

Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të drejtorit të Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari:

Zotni deputet të rikujtojmë dhe ta ngacmojmë vetëdijën tande të përfjetur. Dëgjo dhe mëso pak:
1. Me Kushtetutën e vitit 1974, në Maqedoni gjuha shqipe ka qenë zyrtare, sikurse maqedonishtja dhe turqishtja, kurse Maqedonia në preambulën e sajë është definuar si “shtet i maqedonasve, shqiptarëve dhe turqëve’.
2.Sot zotni deputet, mësoje mire leksionin, Maqedonia është shtet i maqedonasve dhe pjesë e popujve tjerë që me terminologjinë e të drejtës ndërkombëtare, i bie të jenë pakica.
3. Gjuha shqipe sot nuk është zyrtare sikur në Kushtetutën e vitit 1974. Na thuaj, aman o zotni deputet me titull “doktori”, a janë këto suksese apo dështime?. Ose ndryshe thene: më shumë të avancur me kushtetutë, kemi qenë në vitin 1974, se sa sot. E ti, si deputet që je, thua “suksese e ali ahmetit”?!. Aman o deputet se qenka alamet deputet. Na tranove krejt e hajt!!
4. Zotni deputet, qe je nga Kumanova, cilat janë sukseset e “babait tuaj politik” në Kumanovë?
a.Sopoti, akoma i papërmbyllur ligjërisht
b.Incidenti i Kumanovës, ku u vranë komandantët më me emër të 2001-shit
c.Na u vra edhe komandanti më i madh dhe legjencadr i UCK-së Xhemail Rexhepi – Komandant Shqiponja
ç.Kumanova më nuk ka kurrfarë ndikimi në qeveri, e as ministër
d.Juve o zotni deputet, ty personalisht dhe atë nga Sllupcani, për pak nuk ju rrahën gjatë perleshjes te “Lagjja e Trimave”, të kujtohen skenat.
Vazhdojmë me sukseset e A.Ahmetit:
5.Monstra, Brodeci, Radishani dhe shumë raste të malltretimit të komandantëve dhe ushtarëve të UCK-ë
6. Sukses, ju e quani edhe vrasjen e Shqiponjës, vrasjen e Harun Aliut, Isa Likës. Pse nuk ka sukses, të paktën në ndricimin e këtyre rasteve. Ku është suksesi këtu???
7. Cka u bo bre deputet me zyrtarizimin e gjuhës shqipe? Edhe sa mandate ju duhen?. Na gënjyet se në vitin 2001, e zyrtarizut gjuhën shqipe?
8. Pse na i zvogëluat dimenzionet e flamurit kombëtarë?
9. Suksesi i A.A. bakshishi 5 milionë euro nga Telekomi
10. Jugohromi, e helmuat rininë tetovare, gjithë ato abortime të nënave shqiptare për ju qenkan sukses i Ali Ahmeti. Allahile a keni gra, nëna, motra e fëmije edhe ju, si mund ta quni sukses këtë. A jeni normal bre? Ju paska qorru paraja dhe posti?
11.Pse nuk po e zgjidhni statusin e ushtarëve të UCK-së, sic e kanë zgjidhur maqedonët statusin e “branitellave”
12. Nga punësimi i administratorëve, keni marrë miliona, duke i punësuar njerëzit me 5.000 euro, për vend pune!
Po a e dini bre ju të shkretë, se sa gjynahe keni bo?. Ku do të shkoni nesër kur të bini prej qeveri, se pushteti nuk është i përjetshëm?
O deputet, po a e din bre ti se sa dështime ka ali ahmeti?. A.A. e shiti edhe Marrëveshjen e Ohrit, me gjitha shqiptarët në Maqedoni.
O deputet, a ka guxim Ali Ahmeti, që është i ‘sukseshëm’ sipas jush, me shkue sot në Kosovë?. Jo, nuk ka guxim, sepse dikujt i ka borxh. Aman bre deputet, heqi pak syzet dhe kshyr ma kthjelltë se na shkatërrut krejtëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu