Fejzi Hajdari ju drejtohet partive maqedonase: Boll ju kemi duruar, mos hani m*t se jeni njësoj

Gazetari i njohur dhe botuesi i gazetës Lajm Fejzi Hajdari, me një shkrim në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në vendin tonë, shkruan InfoShqip,

Ai ju drejtohet partive maqedonase duke ju thënë të mbyllin gojën se boll ju kemi duruar.

Në vazhdim shkrimi i plotë:

“Boll ju kemi duruar, mos hani m*t! Njësoj jeni, si LSDM’ja, ashtu edhe VMRO’ja!
(Ni xhevap per Milloshovskin!)
Asnjehere ne politike s’mund te kete produktivitet, nese s’ka rezultate. Ku jane rezultatet (?), apo cilat jane rezultatet??? Rezultate nuk ka patur, per shkak te qendrimit tuaj antishqiptar, qe e keni patur ne vazhdimesi. Jo që LSDM’ja eshte e mire ne kete drejtim, por ju, VMRO’ja, per dallim nga LSDM’ja, antishqiptarizmen e keni ne maje te gjuhes e thoni publikisht, kurse LSDM’ja, kete e ben ne menyre me perfide, me te fshehte, me te sofistikuar. Per LSDM’ne, vlenë ta permendim rastin e Bit Pazarit, Univerzitetit te Tetoves (Abdulsamet Eminin), rasti i Gostivarit…, qe perfunduan edhe me viktima shqiptare. Edhe ju por edhe LSDM’ja, jeni perplot antishqiptarizem e gjynahe ndaj shqiptareve, pa dallim.
Biles antishqiptarizmin e keni kultivuar institucionalisht, per ate sot e 30 vite demokraci, nipat e tuaj dhe mbesat, nuk e kane harruar refreni qe ju dikur e kishit filluar:
“Gasni komori za siptari”, “Mrtov siptar, dobar siptar”…
Me pak fjale, kjo qe sot nuk keni perspektive evropiane, eshte pikerisht faji i juaj, sepse edhe pas kaq vitesh, po i ricikloni stereotipet, shabllonet e vjetra te tipit: “Shqiptari i mire, eshte shqiptari i vdekur”!
Thjeshte, s’u u treguat vizionarë, e te shkathte politikisht edhe per 30 vite, sepse deshet te ndertonit “dërzhavë”, ne kurriz, dëm te shqiptareve, ne fatkeqesine e shqiptareve.
Prandaj sot, as ju nga VMRO’ja, e as keta “staro-novite komunjari” LSDM’ja, nuk keni te drejte morale, civilizuese, qytetare e asfare, t’i akuzoni shqiptaret per ardhmerine e Maqedonise se Veriut.
Greqia ua futi “koçnicën”, i hoqet pantollonat menjehere e ndryshuat emrin kushtetues.
Bullgaria po ua konteston sot gjuhen dhe pjese te historise tuaj kombetare. Serbia ju detyroi ta ndryshoni edhe emrin e kishes ortodokse, kurse shqiptaret po vazhdoni t’i ofendoni ne menyre institucionale: “Popull 20 %”!!! Prandaj perballuni vet me problemin, mos kerkoni ndihmen tone…
Kush e duron kete, pervec politikaneve shqiptarë???
Boll, ju kemi duruar! Mos hani m*t!” shkruan ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu