Fëmija i parë lindi me 28 Nëntor, Gold Ag do të bëhet sërish baba, zbulohet gjinia

Reperi Arian Agushi i njohur me emrin e artit Gold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira, po bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e bëri me dije pak ditë më parë vetë reperi gjatë një interviste. Prive raporton se ata do të bëhen me një tjetër djalë.

Kujtojmë që reperi ka një djalë me emrin Gueril, i cili erdhi në jetë në një ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët, me 28 Nëntor. Kjo ishte një dëshirë e madhe që kishte shprehur artisti nga Kosova para se djali të vinte në jetë dhe Zoti ia plotësoi.

Kur u pyet se pse e quajti djalin me emrin Gueril, reperi tha: “Gueril është një luftëtar që sulmon armikun në befasi me grupe të vogla. Përderisa ka lindur më 28 nëntor, për ditë të flamurit, për ditëlindje të Adem Jasharit, për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është diçka që lidhet me emrin Gueril.

UÇK ka qenë ushtri guerile që ka vepruar në grupe të vogla kundër armiqve. Adem Jashari ka qenë luftëtar gueril. Në përgjithësi luftërat tona, të shqiptarëve në trojet tona, janë bërë në stilin gueril. Kemi pasur edhe lufta frontale kuptohet por si gueril kemi vepruar gjithmonë historikisht.”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu