Këta janë mbrojtësit e Jakup Krasniqit në Hagë

Veç edhe një ditë na ndanë nga vendimi final ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale në Hagë do të shpallë aktgjykimin të mërkurën, në orën 10:00, transmeton Klankosova.tv.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, ngarkohen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Për të gjitha pikat e aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, katërshja është deklaruar e pafajshme.

Ndërkaq, ekipet mbrojtëse të tyre, në fjalët përmbyllëse në Hagë, kanë kërkuar shpalljen e pafajësisë.

Klan Kosova ka rikthyer në vëmendje përbërjen e ekipeve mbrojtëse të secilit prej ish-krerëve të UÇK-së.

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi mbrohet nga Venkateswari Alagendra, e cila është mbrojtëse e tij.

Në ekipin e mbrojtjes së Krasniqit janë edhe Aiden Ellis, Viktor Bejeshu dhe Shiamala Alagendra Khan, në cilësinë e bashkëmbrojtësve.

Mbrojtja e Krasniqit, në deklaratat përmbyllëse para trupit gjykues, ka kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat ndaj tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu