Festa e Fitër Bajramit, Qytetarët ankohen për çmimet e larta

“Sot shohim shumë njerëz që kanë dalë për të blerë, por, jo çdonjëri mundi të blejë atë që deshi sepse, ankohen për çmimet tejet të larta. E njëjta gjë ndodh edhe tek shitësit, të cilët ankohen se, për dallim nga viti i shkuar kur kishte plot njerëz që blinin, këtë vit, ka madje edhe dyqane të zbrazëta”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

“Kemi dalë të blejmë diçka për vogëlushin, por çmimet astronomike janë”, tha një banor.

“Çmimet janë të larta. Për standardin jetësor të vendit tonë këto çmime janë katastrofale. Po ja duhet të ndajmë nga buxheti i vogël të blejmë diçka ti gëzojmë fëmijët”, u shpreh një banor tjetër.

“Janë të larta, për rrogat e këtuhit janë tejet të larta. Por ja po blejmë diçka rroga të reja se fëmijë janë i duan rrobat e reja”, theksoi një banor.

“Ky Bajram është më i dobëti. Një shembull, fëmijët që blinin tesha bajramet e shkuara prisnin rend nëpër dyqane e sot ja bosh janë, kjo flet për një krizë ekonomike tejet të madhe”, tha Mensur Arifi, kryetar i Shoqatës së zejtarëve të Tetovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu