Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore

Televizioni Klan Macedonia po vijon me transmetimin maratonë për Zgjedhjet Presidenciale 2024.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se më 8 maj thellohet fitorja.

“Më 8 maj e kam një porosi për të gjithë, si vëllau vëllaut, aty ku rrezikohet ndonjë mandat le të kenë kujdes. Ky kapitull u mbyll me suksesin më të madh, dallimi është mbi 40 mijë, në të gjith komunat fitojmë bindës, por më shumë më ka gëzuar fitorja në Tetovën time, sepse unë që 23 vite jetoj këtu”, tha Ahmeti. /TvKlan.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu