-Jo, unë nuk e kam patur në plan asnjëherë të kandidohem për Likovën. Sepse jam aty ky jam dhe duhet ta vazhdoj procesin në nivel qendror, tha zëvendëskryeministri Arben Fetai nga koalicioni VLEN, në lidhje mundësinë për të kandiduar për kryetar të kësaj komune. Fetai tha se janë në fazën finale për të definuar të gjithë kandidatët.
“Tetova, Zhelina, Çairi janë të definuara prej shumë kohësh, qysh në fund të vitit të kaluar jemi pajtuar në koalicionin VLEN që ato komuna ku veçmë ka kryetar komunash nga koalicioni, të njëjtit, apo partia e njëjtë së paku vazhdon dhe nxjerr kandidatin për zgjedhjet e tetorit. Te komunat e tjera, jemi në konsultimet finale”, tha Fetai.