FIFA publikon renditjen e re, Kosova me ngritje rekord prej pesë pozitave

Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ngritje rekord në renditjen e re të publikuar nga FIFA. FIFA sot (e enjte) gjatë ditës ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, ku top dhjetëshja ka mbetur e pandryshuar, me Belgjikën lidere.

Por, përfaqësuesja e Kosovës ka bërë një hap të madh në renditjen e re të FIFA-s. Dardanët kanë pasur ngritje rekord, duke u ngjitur plot pesë pozita nga hera e fundit.

Kosova ishte në pozitën e 119-të, ndërsa tani në renditjen e re zë vendin e 114-të me 1184 pikë.

Ky vend është vendi më i mirë në ranglistë që Kosova ka pasur, ndërsa kjo ngritje erdhi falë fitoreve ndaj Gjibraltarit dhe Malit të Zi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu