Figo akuzohet se e vodhi fjalë për fjalë mesazhin e Cristiano Ronaldos për Kobe Bryant

Luis Figo dhe Cristiano Ronaldo janë në mesin e sportistëve të shumtë që kanë publikuar mesazhe në kujtim të ikonës tashmë të ndjerë të basketbollit, Kobe Bryant, i cili vdiq të dielën. Mirëpo, tifozët e kanë akuzuar Figon se e ka vjedhur fjalë për fjalë mesazhin e bashkëkombësit të tij Ronaldo.

41-vjeçari ndërroi jetë, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua në Kaliforni, të dielën, bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë, transmeton Express.

Bota e sportit ka qenë duke e vuajtur vdekjen e tij. Në mesin e atyre që e kujtuan legjendën e basketbollit ishin edhe Luis Figo dhe Cristiano Ronaldo, të cilët megjithatë e postuan të njëjtin mesazh fjalë për fjalë.

Ronaldo ishte i pari që e postoi atë mesazh të dielën pasdite, duke e shoqëruar mesazhin e tij me një fotografi të Kobe Bryant me një top basketbolli.

Tre orë më vonë, Figo e postoi të njëtin mesazh si të Ronaldos, mirëpo e shoqëroi atë me një fotografi të tij përkrah Bryant.

“Jam shumë i mërzitur nga lajmi zemërthyes për vdekjen e Kobe-t dhe vajzës së tij Gianna. Kobe ishte një legjendë e vërtetë dhe frymëzimi i shumë njerëzve. Ngushëllime familjes dhe shoqërisë, si dhe familjeve të të gjithë personave që e humbën jetën nga ky aksident. Pusho në paqe, legjendë”, thuhet në mesazhin e të dyve.

Pas këtij postimi, Figo u akuzua nga tifozët se vetëm e kishte kopjuar mesazhin e Ronaldos dhe nuk e kishte shkruar vetë një mesazh për të reaguar ndaj lajmit për vdekjen e Bryant.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu