Fiks si nëpër filma, policia ndjek shoferin me “Mercedes ML” në Elbasan (VIDEO)

Fiks si nëpër filma. Kështu duket dhe kjo ndjekje ku policia i shkon nga pas një shoferi që drejtonte një automjet tip ‘Benz ML’ në Elbasan.

Ndjekja ka filluar pasi drejtuesi i mjetit ka bërë parakalim të gabuar dhe nuk i është bindur urdhrave të policisë.

Edhe pse policia i ka bërë shenjë që të ndalojë, shoferi ka ikur me shpejtësi. Në këtë mënyrë policia është vënë në ndjekje të tij dhe e ka ndaluar pas disa kilometrash.

Fatmirësisht nga ky incìdent nuk u shënua asnjë dëm edhe pse rrezikshmëria e ndjekjes ishte shumë e lartë. Pas ndalimit, policia ka bërë heqjen e patentës së këtij shoferi si dhe veprimet e tjera proceduriale për mos bindjen e tij ndaj urdhrit të policisë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu