Filipçe arsyeton ligjin për “branitellat”: Njoh një person të dëmtuar, do të mund të fitonte këmbë dhe të ecë sërish

Venko Filipçe në Click Plus ka folur për Ligjin për “branitellat”. Tha se nuk ka qenë vetëm për “branitellat”, por për pjesëtarët e Armatës dhe të Policisë të cilët janë dëmtuar në ngjarje të ndryshme historike në Maqedoninë e Veriut, që nga viti 1991.

“U përpoqën disa subjekte politike që të plasojnë në publik një tezë se ai ligj ka një konotacion etnik, por kjo aspak nuk është e vërtetë. Qëllimi i Ligjit nuk është për “branitellat”, por për pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë dhe të Policisë, të cilët ose kanë vdekur… Bëhet fjalë për ngjarje të ndryshme dhe jo vetëm për 2001. Bëhet fjalë për ngjarje që nga viti 1991″, tha Filipçe.

Kryetari i socialdemokratëve tregoi për një individ të cilin e ka njohur si ministër i Shëndetësisë, që sipas tij, do të përfitonte nga ky ligj.

“Sepse një pjesë e atyre ushtarëve dhe policëve, me ata para do të mund të blejnë proteza. Ja, ka një pjesëtar me të cilin unë kam komunikuar si ministër i Shëndetësisë. Ai njeri mund të fitojë këmbë dhe të ecë sërish me paratë që do t’i merrte nga dëmshpërblimi”, tha Filipçe më tej.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu