Filipçe: Mjekë amerikanë po trajtojnë stafin tonë infektologë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filpçe, gjatë komunikatës për shtyp mbi gjendjen e koronavirusit në vend tha se në vendin tonë ka mbërritur një ekip mjekësh nga SHBA-të që do të merren me trajnimin e stafit tonë infektologë në luftën kundër koronaviusit.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 raste të reja me koronavirus.

Sipas qyteteve, në Shkup janë paraqitur 15 raste, në Kumanovë 4, Dibër 2, Ohër 1, Shtip 1, dhe Tetovë 1.

Me këtë numri i të prekurve shkon në 201. Në mesin e të infektuarëve janë mjekë, policë dhe ushtarë. Maqedonia është ndër vendet evropiane që ka rritje mesatare të të prekurve nga virusi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu