Filipçe: Spital mobil me 130 shtretër në afërsi të Klinikës Infektive

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se gjatë javës së ardhshme në afërsi të Klinikës Infektive në Shkup do të ndërtohet spital mobil i cili do të përmbush të gjitha kushtet për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Filipçe njoftoi se me këto hapësira do të dyfishohet kapaciteti i Klinikës Infektive.

“Me fillim nga java e ardhshme, gjatë javës së ardhshme pritet vendosja e spitalit mobil në hapësirën deri në Klinikën Infektive, këtu do të vendosen objekte ku do të kemi rreth 130 krevat, ku do të dyfishohet kapaciteti i Klinikës Infektive me të gjitha kushtet”, pohoi Filipçe.

Filipçe shtoi se të gjitha këto masa merren në mënyrë që institucionet të jenë të përgatitura për skenare më të vështira.

“Sa u përket pritjeve, dua të them se tani në këtë moment është mirë që kemi rritje lineare. Por ne jemi të gatshëm që të pranojmë dhe trajtojmë pacientë edhe sikur të ketë rritje. Jemi në situatë që të amortizohet pranimi i pacientëve”, tha Filipçe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu