Filipçe tregon rezultatet e dy pacientëve të testuar për koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nëpërmes një konference për shtyp gjysmë ore më herët ka thënë se gjendja e gruas së infektuar me koronavirus është stabile dhe se ajo po ndjehet mirë.

Filipçe njoftoi se rezultatet e dy personave për të cilët po pritej analiza kanë rezultuar negativ.

“Dy personat që u testuan, kanë rezultate negative. Njëri është shofer kamioni, kurse tjetra është grua e ardhur nga Roma. Për momentin po testohet edhe një person, rezultatet do të dalin së shpejti. Gjendja shëndetësore e gruas së infektuar me koronavirus është e mirë, po ndjehet mirë”, tha Filipçe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu