Filloi faza e dytë e pranimit të kandidatëve për policë të Maqedonisë

Filloi sot faza e dytë  selektuese për pranim të kandidatëve për nëpunës policorë  që do të mbahet tek kazerma në lagjen Gjorçe Petrov,Shkup,transmeton InfoShqip.com

Sot do të bëhen kontrollet  fizike të një pjese të kandidatëve të paraqitur,që në të ardhmen mund të jenë policë të Maqedonisë.

Mësohet se është një numër i madh i kandidatëve që pretendojnë të bëhen policë,por nuk jepen shifra të sakta.

Kujtojmë që MPB-ja do të shtojë ndjeshëm numrin e policëve në territorin e Maqedonisë. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu