Filloi protesta e maqedonasve në Shkup kundër emrit dhe gjuhës shqipe (VIDEO)

Ka filluar protesta në Shkup e organizuar nga shoqata patriotike “Tvrdokorni” dhe “Forcat e Bashkuara të Maqedonisë” për mbrojtjen e emrit “Maqedoni”.

Shumica e pjesëmarrësve në protestë mbajnë flamujt maqedonas. Ata që dolën në protestë thonë se emri nuk është për shitje, dhe se populli nuk është pyetur për këtë, dhe se ai i cili do ta ndryshon emrin shpejtë do të ikë nga pushteti, njofton TetovaSot.

Protestuesit kërkojnë fundin e negociatave, tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, tërheqjen e marrëveshjes për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament.

VMRO-DPMNE tha dje se nuk qëndrojnë pas protestës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu