Kryeministri Oliver Spasovski partnerëve të BE-së sot do t’i porosisë se Maqedonia e Veriut është e gatshme së bashku me Komisionin Evropian dhe Këshillin Evropian ta caktojë konferencën e parë ndërqeveritare që ta fillojmë procesin negociues në pajtim me metodologjinë e re, thekson pres shërbimi qeveritar duke bërë të ditur se filloi Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor – Zagreb 2020 i cili sivjet po mbahet me video konferencë.
Pres shërbimi qeveritar i Qeverisë thekson se Samiti e konfirmon përcaktimin e BE-së se rajoni është pjesë përbërëse e Evropës dhe prioritet gjeostrategjik për Bashkimin Evropian.
“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski u shpreh mirënjohje të sinqertë miqve tanë kroatë, liderëve të institucioneve të BE-së dhe liderëve të vendeve anëtare të BE-së për mundësinë që të mbahet Samiti në formë të video konferencës që u bë realiteti ynë i përditshëm”, thekson pres shërbimi i Qeverisë.
Samiti në Zagreb është simbolik sepse saktë para 20 viteve, gjithashtu, në këtë qytet është mbajtur samiti i parë nga seria e samiteve ku u hap perspektiva evropiane për vendet e rajonit.
“Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor – Zagreb 2020 mbahet gjatë pandemisë së Kovid-19, por solli edhe diçka pozitive – qartë e tregoi solidaritetin e BE-së për mbështetje urgjente për sektorin shëndetësor dhe me pakon financiare për përballje me pasojat socio-ekonomike, dhe kjo e bën Bashkimin Evropian edhe të veçantë dhe dëshiroj shtëpi edhe për qytetarët tanë”, shtohen në kumtesë.










