Fillojnë pregaditjet për kongresin e jashtëzakonshëm të VMRO-së

VMRO nesër do të mbajë komitetin qendrorë në të cilin do të vërtetohet vendimi mbi thirrjen e kongresit partiak në të cilin pritet të konstatohet dorëheqja e liderit të saj, Nikolla Gruevski, transmeton Zhurnal.mk

Dy javë më pas, në Valandovë 560 delegat në kongresin e jashtëzakonshëm të VMRO në mënyrë të fshehtë do të zgjedhin liderin e ri partiak.

Në opinion spekulohet me emra të ndryshëm të kandidatëve por deri në këtë moment askush zyrtarisht nuk ka dorëzuar kandidaturën, bëhet fjalë për sekretarin gjeneral Hristijan Mickovski, ish ministrat e jashtëm Antonio Miloshoski, Nikolla Poposki si dhe kordinatori Ilija Dimovski.

Kongresi me siguri që do të shfrytëzohet edhe të bëhen ndryshime në statusin partiak i cili për një periudhë të gjatë nuk është ndryshuar dhe kryetari do ketë edhe disa nënkryetarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu