Një ditë pas dënimeve të shqiptuara nga gjykata e Maqedonisë për të akuzuarit e rastit “Kumanova” ku shtatë persona u dënuan me burgim të përjetshëm ndërsa dënimi total në vite i të akuzuarve tjerë është 746 vite burg, si shenjë revolte ndaj kontestimit të madh të këtij gjykimi qytetarët e Prishtinës sot kanë protestuar në rrugët e kryeqytetit, shkruan InfoShqip.
Protesta ishte e përcjellur nga forca të shumta policore dhe të rendit, por ajo u zhvillua dhe përfundoi pa incidente apo eskalime të situatës.
Sa i përket rastit në fjalë, reaguan edhe Presidenti i Republikës së Kosovës dhe kryeministri Haradinaj, të cilët kërkuan hetim ndërkombëtar për rastin Kumanova dhe zbardhjen deri në fund të së vërtetës./InfoShqip.com











Protestat ne mbrojtje te denimit te rende te shqiptareve te Kumanoves i mbeshtet gjithe populli shqiptar kudo ku ndodhen