Fillon aktiviteti i SPB-Tetovë “Siguri në shkolla – për bashkëjetesë ndëretnike dhe tolerancë”

Sektori për punë të brendshme Tetovë do të fillojë me aktivitetet e para të planifikuara në kuadër të projektit edukativo-parandalues “Siguri në shkolla – për bashkëjetesë ndëretnike dhe tolerancë” bartës të së cilit janë Sektori për parandalim pranë SPB Tetovë, administrata lokale e Tetovës dhe e Gostivarit dhe OSBE-ja, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Josifovski sqaroi se qëllimi i projektit dhe aktiviteteve të ardhshme sportive është njohje e ndërsjellë, shoqërim dhe sportim i përbashkët i nxënësve të shkollave të mesme nga dy qytetet e Pollogut për tejkalimin e të gjitha paragjykimeve dhe stereotipave në këtë plan dhe për përmirësimin e sigurisë së përgjithshme në shkollat e tyre.

Me këtë projekt, theksoi, është paraparë të përfshihen rreth 2600 nxënës të vitit të parë nga shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar.

 Si pjesë përbërëse e projektit që realizohet disa vite, do të mbahen edhe turnirë tradicional në volejboll që do të fillojnë nga kjo e shtunë dhe në të cilat do të marrin pjesë 8 ekipe nga Tetova dhe 4 nga Gostivari me përbërje të përzier etnike dhe gjinore. Ndeshjet e para eliminuese do të luhen në sallat e Gjimnazit të Tetovës dhe Shkollës fillore të Gostivarit “Ismail Qemali”. Një javë më pas më 15 tetor janë planifikuar ndeshjet përfundimtare ndërsa për më të mirët janë paraparë çmime jubilare dhe mirënjohje. /Telegrafi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu