Fillon aplikimi për subvencionimin e bujqve

Prej sot e deri më 15 maj, bujqit do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare nga shteti edhe atë për disa kultura dhe aktivitete bujqësore. Nga Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe për zhvillim rural informojnë se për këtë vit janë paraparë 6 miliardë e 210 mijë denarë.

“Gjatë kësaj periudhe do të dorëzohen kërkesa për pagesën direkte të subvencioneve për prodhimet bimore, edhe atë për kulturat kopshtore, vreshtare, mbjelljen e pemëve, si dhe për prodhimtarisë blegtore, edhe atë për kafshët, dhentë, dhitë, bletët, derrat dhe për kafshët të therura në thertore”,- deklaroi u. d. drejtor i APFBZhR-së, Nikollçe Babovski.

Dorëzimi i kërkesave bëhet në formë elektronike. Në ueb faqen e agjencisë është mundësuar edhe ndihmë falas për bujqit të cilët kanë vështirësi për të aplikuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu