Aeroplanët përplot mërgimtarë janë nisur nga aeroportet e vendeve evropiane për të ateruar në Prishtinë. Mërgata shqiptare nga Kosova ka vendosur t’i bashkangjitet bashkatdhetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit, për të sjellë ndryshimet e shumëpritura për Kosovën.
“Erdhi Dita” shkruan në bluzat e tyre, kurse nuk mungojnë as flamujt kuq e zi, që shprehin atmosferën festive që veçmë ka filluar në pritje të fitores së Vetëvendosjes dhe popullit kosovar në zgjedhjet e 6 tetorit.










