‘A long way home’ me regji të Ibër Dearit, mbrëmë ka marrë çmimin filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër Shqiptar në Maqedoni.
Ky çmim për ‘A long way home’, u nda në festivalin ndërkombëtar të filmit ‘Kinenova’ që është mbajtur në Shkup nga data 6 deri më 11 tetor.
Lajmin për çmimin e filmit, për KultPlus, e ka bërë të ditur vetë regjisori Deari, i cili ka treguar se ky është çmimi i dytë për këtë film të tij, i cili tash është duke garuar edhe në 15 festivale të tjera ndërkombëtare.
Per me shume ndiqeni videon me poshte










