Finalja e Ligës së Kampionëve nuk do të luhet në Turqi?

Finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/20 mund të mos luhet në Stamboll, raporton New York Times. Stadiumi Olimpik ‘Ataturk’ ishte caktuar për të pritur finalen e dytë pas asaj në vitin 2005 mes Milanit dhe Liverpoolit.

Megjithatë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, UEFA po i shqyrton të gjitha opsionet.

Sipas New York Times një person që ka dashur të mbetet anonim, i ka thënë gazetës se “UEFA janë duke diskutuar se si të përfundojnë Ligën e Kampionëve dhe ku të luhet finalja”.

UEFA po planifikon që Liga e Kampionëve të nisë në gusht, për të përfunduar në fund të muajit, për t’i hapur më pas rrugë rinisjes së sezonit 2020/21, kuptohet, pas 2 apo 3 javësh pushim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu